Ish-kancelarja gjermane analizon vendimet e saj/ Merkel: Nuk vepruam mjaftueshëm shpejt në politikën e mbrojtjes dhe klimës

Ish-kancelarja gjermane analizon vendimet e saj/ Merkel: Nuk vepruam

Ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka pranuar se gjatë drejtimit të qeverisë së saj janë bërë gabime në disa fusha kryesore si mbrojtja, klima, digjitalizimi dhe migracioni.

Në një intervistë, ajo është ndalur te çështja e shpenzimeve të mbrojtjes, duke thënë se Gjermania dhe aleatët e NATO-s nuk kanë vepruar mjaftueshëm shpejt për të arritur objektivin prej 2% të PBB-së për ushtrinë.

Sipas saj, rritja e buxhetit ka qenë e pamjaftueshme dhe e ngadaltë, megjithëse vendimet e asaj kohe janë marrë sipas situatës së sigurisë.

Merkel ka pranuar gjithashtu se në politikën e klimës dhe në procesin e digjitalizimit ka pasur vonesa dhe mungesë përshpejtimi, duke e cilësuar performancën si jo të mjaftueshme.

Sa i përket migracionit, ajo ka mbrojtur disa nga vendimet e marra gjatë kohës së saj në detyrë, duke kujtuar se Gjermania ka përballuar një numër të lartë mbërritjesh dhe se marrëveshja mes BE-së dhe Turqisë ka ndihmuar në uljen e flukseve.

Ajo ka shtuar se jo të gjitha objektivat janë arritur plotësisht, por janë bërë hapa të rëndësishëm në menaxhimin e situatës.

Duke folur për politikën aktuale të emigracionit në Gjermani, Merkel është shprehur kundër kontrolleve të brendshme kufitare, ndërsa ka vlerësuar përparimin e Bashkimit Europian në bashkëpunimin mes shteteve anëtare.

Ajo ka pranuar gjithashtu se politika e saj për refugjatët ka ndikuar në forcimin e partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila ka fituar terren politik në vitet e fundit.

EMISIONET