EMRI/ I dënuar me 7 vite burg në Itali për dr*gë, arrestohet i shumëkërkuari në Kurbin

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Kurbin, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, i koduar “Operacionalja 95”.
Në pranga ka rënë Gjin Nikollaj, 54 vjeç, banues në Laç. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pas një vendimi gjykate që e ka dënuar me 7 vite e 2 muaj burg për trafik droge dhe kanosje.
Sipas të dhënave, operacioni është finalizuar pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e tij. Pas kapjes, ai është ndaluar dhe ndaj tij kanë nisur procedurat për ekstradim drejt Italisë.
Autoritetet po vijojnë punën për zbatimin e vendimit të drejtësisë italiane.

