Meta nuk u paraqit në Komisionin e Ligjeve, zëdhënësi i Presidentit: Qeveria ishte në dijeni të axhendës së sotme

Burime nga mazhoranca kanë bërë të ditur se Kryetari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta do të jetë Alket Hyseni, ndërsa nga deputetët e opozitës do të jenë Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani.

Të gjithë këta emra do të jenë deri në mbyllje të këtij sesioni parlamentar pasi nuk kanë arritur të fitojnë mandatin e deputetit në 25 prill, ndërkohë që komisioni do të ketë edhe emra të tjerë nga mazhoranca për të cilët diskutimet po vazhdojnë. 

Ndërkohë zëdhënësi i presidentit ka sqaruar edhe njëherë publikisht arsyen e mos-pjesëmarrjes së kreut të shtetit në seancën e komisionit të ligjeve më 6 maj.

Sipas Tedi Blushit, në këtë ditë, siç e tregojnë edhe komunikimet me ministrinë e jashtme në datën 28 prill 2021, kreu i shtetit ka marrë kërkesë për takim, nga Ministrja Federale për BE-në dhe Kushtetutën të Austrisë, Karoline Edtstadler.

Një ditë më vonë më 29 prill 2021 drejtori i kabinetit të presidentit ka shprehur vullnetin e Kreut të Shtetit për takimin me znj.Edtstadler ndërsa Drejtoria e Protokollit të Shtetit ka sugjeruar që takimi të zhvillohej më datë 6 maj 2021, në orën 11:15 - 11:55.

Ndërkohë në datën 5 maj 2021, Komisioni për Çështjet Ligjore, me anë të një komunikimi të përcjellë në rrugë elektronike dhe shkresore pas orës 14:00 në Institucionin e Presidentit të Republikës, ka kërkuar, që Kryetari i Shtetit të marrë pjesë në datën 6 maj 2021, ora 11:00, në një seancë dëgjimore.

Zëdhënësi shpjegon se kjo nuk ka qenë e mundur për shkak të takimit të planifikuar më herët ndërkohë që Presidenti Meta, me shkresë drejtuar komisionit të ligjeve ka shprehur gatishmërinë e tij për t`u paraqitur në Komisionin e Ligjeve, në datën 10 maj 2021.

Zëdhënësi i kreut të shtetit akuzon deputetët e komisionit të ligjeve për shpifje pasi thekson se qeveria ka qenë në dijeni të axhendës së presidentit.

Meta nuk u paraqit në Komisionin e Ligjeve, zëdhënësi iMeta nuk u paraqit në Komisionin e Ligjeve, zëdhënësi i

EMISIONET