Mb*tja e dy vogëlusheve në bregdetin e Tales/ Pjerin Ndreu shpreh ngushëllimet: Humbje e rëndë dhe thirrje për vigjilencë

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në plazhin e Tales, ku humbën jetën dy vajza të mitura.

Përmes një postimi, Ndreu shprehu dhimbjen për humbjen e jetëve të dy fëmijëve dhe u përcolli ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve të tyre.

Ai e cilësoi ngjarjen si një tragjedi të rëndë, përballë së cilës fjalët nuk mjaftojnë, ndërsa ndau dhimbjen me familjet që po përjetojnë këtë humbje të madhe.

Kreu i Bashkisë Lezhë ngriti edhe shqetësimin për sigurinë në plazhet e pamenaxhuara, duke kujtuar se këto hapësira nuk administrohen as nga subjektet private dhe as nga bashkia.

Ndreu vlerësoi se në zona të tilla kujdesi ndaj fëmijëve dhe personave që nuk dinë not duhet të jetë maksimal në çdo moment nga familjarët dhe shoqëruesit e tyre.

Ai kujtoi gjithashtu se plazhet e menaxhuara janë të pajisura me sinjalistikë, zona të përcaktuara për pushuesit dhe infrastrukturën e nevojshme për sigurinë në bregdet.

Ndreu apeloi për më shumë ndërgjegjësim dhe bashkëpunim, duke nënvizuar se siguria në plazh kërkon angazhim nga të gjithë për të shmangur ngjarje të tilla të rënda.

EMISIONET