“Skuadër super e fortë, por pa ekuilibër"/ Halili kritika për Portugalinë: Ekip i artë, por i lidhur pas Ronaldos

Në emisionin sportiv “Sport Focus” në Ora News ishte në një lidhje direkte gazetari sportiv Isa Halili, i cili analizoi zhvillimet më të fundit në Botëror, me fokus te Portugalia dhe Cristiano Ronaldo, si dhe sfidat e Gjermanisë, Brazilit dhe Marokut.

Gjatë diskutimit, ai u ndal te gjendja e Portugalisë, e cila sipas tij ka një nga skuadrat më të forta në historinë e saj, por që po has vështirësi në ekuilibrin e lojës.

“Portugalia ka një brez shumë të fortë lojtarësh, nga mbrojtja deri në mesfushë, por loja shpesh orientohen drejt Ronaldos, i cili nuk është në formën e tij më të mirë.”-tha Halili.

Ai përmendi emra si Ruben Dias, Nuno Mendes, Joao Cancelo, Bruno Fernandes, Bernardo Silva dhe Rafael Leao, duke theksuar se ekipi ka potencial të madh, por nuk po shfrytëzohet në mënyrën e duhur.

Sipas analizës, problemi kryesor lidhet me mënyrën e ndërtimit të lojës dhe varësinë nga një lojtar që nuk ka më të njëjtin nivel fizik si më parë.

“Nëse Portugalia nuk ndryshon qasje dhe vazhdon të luajë e gjitha për Ronaldon, atëherë rrezikon të mos shkojë larg në turne, pavarësisht cilësisë së madhe që ka në skuadër.”-shtoi gazetari.

Ai shtoi se nëse trajneri Roberto Martinez nuk bën ndryshime në skemë, kjo Portugali mund të mos arrijë pritshmëritë, pavarësisht se konsiderohet një nga ekipet më të forta në letër.

EMISIONET