GABIMET QË KUSHTOJNË JETË! Simulime tronditëse tregojnë pasojat e aksidenteve rrugore

Këto pamje tregojnë çfarë ndodh nëse një kamion që lëviz me shpejtësi përplaset me një autoveturë të ndaluar në rrugë.

Këto do të ishin pasojat e shkeljes së rregullave të qarkullimit në këtë rast.

Ky simulim dëshmon çfarë ndodh kur një makinë që lëviz me shpejtësi përplas nga pas persona që udhëtojnë me monopatina, ku numri i lartë i aksidenteve të tilla në rrugët e vendit ishte shkak për bllokimin e qarkullimit të këtyre mjeteve.

Të rënda do të ishin pasojat nëse një makinë do të përplaste një biçikletë të drejtuar nga një fëmijë, sipas këtij skenari ilustrues.

Këto simulime të pasojave të aksidenteve u krijuan në qendër të Tiranës në ditën e dytë të Simpoziumit Kombëtar për Sigurinë Rrugore, organizuar nga Shoqata “EVU Albania”, me qëllim ndërgjegjësimin për pasojat që mund të ketë shkelja e rregullave të qarkullimit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ndau aty një thirrje të fortë.

Duke e cilësuar sigurinë rrugore përgjegjësi të përbashkët, kryepolici theksoi strategjitë e reja të policisë për monitorimin e lëvizjes në rrugë dhe ndëshkimin e shkelësve.

Simpoziumi mbyllet me analizimin e rezultateve të testeve dhe me rekomandime konkrete për ndryshime në Kodin Rrugor, me synim uljen e numrit të aksidenteve dhe rritjen e standardeve të sigurisë në vend.

EMISIONET