EMRI/ E rëndë në Tiranë, dy të pl*gosur te "Ali Demi", arratiset 31-vjeçari! Ja shkaku i sulmit

Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Dritan Aga.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ali Demit, pranë minibashkisë.
Mësohet se Aga sapo ka hedhur disa mbeturina në këtë zonë, kur është konfliktuar verbalisht me një tjetër person, i cili në debat e sipër e plagos atë me thikë.
Tiranë/Informacion paraprak
Në rrugën “Hodo Beg”, gjatë një konflikti dyshohet për motive të dobëta, është dëmtuar me mjet prerës shtetasi D. A., rreth 41 vjeç si dhe me grushte shtetasi J. G., rreth 61 vjeç.
Autori i dyshuar i rastit është shtetasi E. J., rreth 32 vjeç, i cili është larguar nga vendngjarja. Shërbimet e Policisë po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

