Veliaj qahet në gjykatë/ “Tirana po lëngon pa mua”

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, në vend që të shkojë në GJKKO dhe të përballet me 13 akuzat e rënda penale, vijon të merret me prokurorin Ols Dado dhe të qajë në Gjykatën Administrative se nuk janë mbjellë pemët apo nuk janë bërë shkollat.

Qahet se Tirana po humbet 500 ditë pa Erion Veliajn.

Janë bërë plehrat mullar aq sa shoh unë nga dritaret, s’është mbjellë një pemë, qyteti 500 ditë pa drejtim. Unë kam lënë aty projektet e shkollave, por askush s'e merr përsipër”, ka thënë Veliaj në seancën e sotme në Gjykatën Administrative.

Si të jetë, si të mos jetë Erion Veliaj në krye të Bashkisë së Tiranës, kryeqyteti vitin tjetër do të zgjedhë një kryebashkiak/e tjetër. Ndërsa Erion Veliaj do të harrohet si kryetar bashkie i Tiranës, por do të mbahet mend si një njeri që nuk pati kurajë të përballej me drejtësinë dhe që për dy vite shpenzoi 430 milionë lekë kundër SPAK-ut, nëpërmjet lobimeve, medieve.

Thjesht dhe vetëm për të mos u përballur me faktet dhe provat, por për të qëndruar i fshehur pas skemave dhe skenarëve të tij duke menduar se drejtësia është si propaganda e tij e MJAFT-it. Kur, në fakt, drejtësia është krejt ndryshe./CNA

EMISIONET