AKSIDENT FATAL NË FIER-LUSHNJË/ Motori përfundoi jashtë rrugës, shoferi 34-vjeçar humb jetën

AKSIDENT FATAL NË FIER-LUSHNJË/ Motori përfundoi jashtë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier–Lushnjë, në afërsi të fshatit Vajkan, ku një 34-vjeçar ka humbur jetën pasi ka dalë nga rruga me motor.

Viktima, me inicialet A.M., po udhëtonte me motor në drejtim të Lushnjës kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur në asfalt, duke dalë jashtë rruge.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe autoambulanca, por i riu ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

EMISIONET