Mas*akra në Shkodër, dy viktima dhe dy të plagosur

Masakra në Shkodër, rëndohet bilanci, dy viktima, teksa nde nuk dihet identiteti i të gjithë viktimave dhe rrethanat e ngjarjes.

Mësohet se dy automjete në ecje e sipër kanë qëlluar me breshëri armësh njëra-tjetrën, ku një mjet me targa kroate është qëlluar disa herë, dhe më pas është përplasur me një mur.

Ndërsa mësohet se njëri prej viktimave është Hamza Lici, vëllari i Ibrahim Licit.

Po ashtu i plagosur ka mbetur edhe Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD-së për kryebashkiak, Xhemal Bushati dhe bashkëshortja e tij. Po ashtu viktima kanë mbetur dhe një çift bashkëshortësh që po lëviznin me motorçikletë.

Ndërkohë drejt në vendngjarje ndodhet policia dhe 5 ambulanca.

BILANCI I ATENTATIT

Flutura Basha, e vdekur

Bashkim Basha, deri tani i plagosur.

Hamza Lici, i vdekur

Arvid Bushati, deri tani i plagosur

Në pamje e siguruara nga Ora News, një nga viktimat shihet ende i shtrirë në tokë, ndërsa mjeti i shkatërruar pas përplasjes me murin.

EMISIONET