PAMJET/ LUFTË BANDASH NË SHKODËR! Masa*kër me disa të vrarë dhe të plagosur në një atentat mafioz. Identifikohen viktimat

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës pak minuta më parë.

Të shtënash armësh janë shënuar në lagjen “Dobraç”, tek ish-SMT ndërsa raportohet për të 2 plagosur dhe për dy viktima.

PAMJET/ LUFTË BANDASH NË SHKODËR! Masa*kër me disa të

Mësohet se dy automjete në ecje e sipër kanë qëlluar me breshëri armësh njëra-tjetrën, ku një mjet me targa kroate është qëlluar disa herë, dhe më pas është përplasur me një mur.

Ndërsa mësohet se njëri prej viktimave është Hamza Lici, vëllari i Ibrahim Licit, një personazh i njohur për policinë, i përmendur së fundmi në dosjen famëkeqe "Metamorfoza", ku përgjimet e autoriteteve belge dhe franceze kanë zbuluar konfliktet e vazhdueshme mes Licëve dhe bandës së Bajrave dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka.

Po ashtu i plagosur ka mbetur edhe Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD-së për kryebashkiak, Xhemal Bushati.

Kujtojmë se pak ditë më parë Arlind Bushati kishte bërë denoncim në polici se dyshonte se do e vrisnin dhe se jeta e tij ishte në rrezik.

Ndërkaq gjatë shkëmbimit të armnëve nga dritaret e makinave kanë mbetur të plagosur dhe një ccift bashkëshortësh që po udhëtonin me motorr në momentin e atentatit.

Raportohet se pas plagëve të marra, ka ndërruar jetë gruaja Flutura Basha në spital, ndërsa i shoqi ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë drejt në vendngjarje ndodhet policia dhe 5 ambulanca.

Në pamje e siguruara nga Ora News, një nga viktimat shihet ende i shtrirë në tokë, ndërsa mjeti i shkatërruar pas përplasjes me murin.

BILANCI I ATENTATIT

Flutura Basha, e vdekur

Bashkim Basha, deri tani i plagosur.

Hamza Lici, i vdekur

Arvid Bushati, deri tani i plagosur

NJOFTIMI I POLICISE

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B.

Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e rimeve të Rënda

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Lajmi në përditësim...

EMISIONET