Makineritë e fasonerive po "hanë" punonjësit, plagoset rëndë shqiptarja në Itali

Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur në qytezën Asolo në provincën e Firenzes. Një 34-vjeçare shqiptare punëtore në një fabrikë këpucësh ka mbetur e mbërthyer nga flokët në një makineri pune. 

Me ndihmën e kolegëve është mundur të shpëtohet nga "gëlltitja" e makinerisë, por ka marrë plagë të rënda në kokë e po kurohet në spitalin Cstelfranco.

34-vjeçarja shqiptare ka plagë të thellë në qafë me flokët e lëkurën e kokës së dëmtuar.

Një ditë më parë një vajzë 22-vjeçare italiane humbi jetën në punë në një fabrikë tekstile, e "gëlltitur" nga makineria. Ishte nënë e një vogëlushi 4 vjeçar.

E vetëm pak ditë më parë një tjetër emigrant shqiptar Flamur Alsela, 50-vjeç humbi jetën në punë.

Emigranti shqiptar po punonte në një kantier në Piemonte, për ndërtimin e një magazine të kompanisë Amazon.

A është e drejtë të humbësh jetën në punë apo të mbetesh i plagosur, invalid apo i sëmurë për shkak të punës?

Grupet sindikaliste italiane informojnë se gjatë tre muajve të parë të vitit 2021, në Itali janë regjistruar 27 viktima në punë.

Nuk ka ditë, që dy ose tre punëtorë plagosen, sëmuren apo mbeten viktimë gjatë procesit të punës.

 "Siguria në punë është një e drejtë thelbësore e pretendojmë zero viktima pune", shprehen ata në një deklaratë të përbashkët pas ngjarjeve të fundit.

Në një listë të gjatë emrash të publikuar nga sindikalistët italianë, renditen dhe viktimat e punës që kanë humbur jetën për shkak të sëmundjeve profesionale apo të infektuar nga Covid gjatë procesit të punës. 

Ministri italian i punës Andrea Orlandi ka informuar se ka ngritur një tryezë pune për hartimin e një teksti unik për të mbrojtur punëtorët nga sëmundjet profesionale e aksidentet në punë e duke garantuar një iniciativë legjislative mbrojtëse për punëtorët.

"Do të shtojmë kontrollet në kompani, fabrika, kantiere e në çdo vend pune" është mesazhi i Ministrisë italiane të Punës.

EMISIONET