Manchester City bën lëvizjen e madhe/ Arrin marrëveshje me talentin e Lille, Ayyoub Bouaddi

Manchester City bën lëvizjen e madhe/ Arrin marrëveshje me

Manchester City ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt transferimit të një prej talenteve më premtues të futbollit evropian, Ayyoub Bouaddi.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, klubi anglez ka arritur marrëveshje në parim me mesfushorin maroken për kushtet personale të kontratës, e cila pritet ta mbajë atë në “Etihad” deri në vitin 2031.

Tashmë drejtuesit e Cityt kanë nisur bisedimet me Lille për të gjetur një marrëveshje për transferimin e 18-vjeçarit, ndërsa synojnë të mbyllin sa më shpejt operacionin për të shmangur konkurrencën nga klubet e tjera të mëdha evropiane.

Bouaddi është shndërruar në një nga mesfushorët e rinj më të kërkuar në kontinent pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera në Kupën e Botës 2026, ku ndihmoi Marokun të arrinte deri në çerekfinale.

Lille e vlerëson shumë talentin e tij dhe raportohet se mund të kërkojë rreth 100 milionë euro për kartonin e mesfushorit, i cili ka tërhequr interesim nga disa prej klubeve më të mëdha të Evropës.

Nëse transferimi realizohet, Bouaddi do të bëhej një tjetër investim i madh i Manchester Cityt për të ardhmen.

EMISIONET