Pakënaqësi te Barcelona/ Ferran Torres mendon largimin pas përplasjes me Flick

Pakënaqësi te Barcelona/ Ferran Torres mendon largimin pas

E ardhmja e Ferran Torres te Barcelona ka nisur të vihet në pikëpyetje, pasi sulmuesi spanjoll raportohet se është i pakënaqur me mënyrën se si është menaxhuar nga trajneri Hansi Flick.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, 25-vjeçari është zhgënjyer nga vendimet e teknikut gjerman, i cili gjatë sezonit të kaluar i dha përparësi Robert Lewandowskit si sulmues kryesor i skuadrës katalanase.

Torres beson se paraqitjet e tij kanë qenë bindëse dhe se ka merituar më shumë besim e minuta për të konkurruar për një vend në formacionin titullar. Pavarësisht kontributit me gola dhe asistime sa herë që është aktivizuar, ai mendon se nuk ka pasur hapësirën e nevojshme për të treguar vlerat e tij.

Kjo situatë ka shtuar dyshimet për vazhdimësinë e tij në “Camp Nou”, ndërsa drejtuesit e Barcelonës pritet të analizojnë të ardhmen e sulmuesit gjatë merkatos së verës.

Interesimi për reprezentuesin spanjoll ka ekzistuar edhe më herët nga disa klube evropiane, ndërsa një largim nuk përjashtohet nëse roli i tij në skuadër nuk ndryshon.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Barcelona, Hansi Flick apo vetë Ferran Torres për këto raportime. Javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e sulmuesit, i cili kërkon një rol më të rëndësishëm në sezonin e ri.

EMISIONET