“Lufta” për ujin e Sinecit, banorët përplasen me policinë, një i lënduar

Përplasjet me policinë shoqëruan protestën e radhës së Banorëve të fshatit Lumas në Kuçovë, kundër shfrytëzimit të Ujit të Burimit të Sinecit. Një përson mbeti i plagosur, gjatë situatës së tensionuar pasi banorët bllokuan mjetet e firmës që po kryen punimet.

Një person mbeti i lënduar në përplasje me forcat e policisë gjatë një protestë te banorëve të fshatit Lumas në Kuçovë, kundër ndërtimit të një Ujësjellësi që shfrytëzon Ujin e Burimit të Sinecit për të furnizuar disa fshatra të tjerë.

Banorët tentuan të pengojnë mjetet e firmës që po kryen punimet, çka shkaktoi tensionet.

Në përplasje e sipër një person mbeti i plagosur dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në Spital.

Banorët në Lumas kundërshton prej vitesh projejktin e Ujësllësit në Burimin e Sinecit, pasi thonë se ai është një pasuri që i përket komunitetit.

Ndaj thonë se janë të vendosur për të mos lejuar punimet.

Ata mbajtën për disa orë të bllokuar rrugën, ndërsa akuzuan Bashkinë e Kuçovës se projekti i Ujësjellësit nuk ka qenë i konsultuar me ta dhe fsheh interesa korruptive.

 

EMISIONET