“Lufta” për ujin e Sinecit, banorët e fshatit Lumas kundër projektit të Bashkisë Kuçovë

Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë vazhdojnë qëndresën kundër projektit të Bashkisë për ndërtimin e një Ujësjellësi me ujin e burimit të Sinecit. Në protestën e radhës para Bashkisë, ata thanë se nuk do të lejojnë askënd tu prekë pasurinë e përbashkët.

Banorët e fshatit Lumas vijojnë të kundërshtojnë projektit të bashkisë Kuçovë për ndërtimin e një Ujësjellësi me ujin e burimit të Sinecit, për të furnizuar disa fshatra.

"Po të merret uji kjo ndikon direkt në ekosistemin e zonës. Ne me këtë ujë mbijetojmë."

"Nuk jemi dakord të preket se e gjithë zona do të thahet."

"Do mundohemi ta mbrojmë."

Të mbledhur  në protestë para bashkisë Kuçovë ata theksuan se nuk do të lejojnë shfrytëzimin e të vetmit burim natyror që kanë shfrytëzuar ndër shekuj.

"Të bëhet në vend tjetër, jo të preket burimi. Të shpojnë malet dhe ta bëjnë. Luftë për jetën, pikë."

"Do të protestojmë."

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, tentoi ti qetësojë duke u thënë  se këtij Ujësjellësi nuk do të ndikojë aspak në minimizimin e nivelit dhe prurjeve të burimit të Sinecit.

Por pas takimit banorët thanë se nuk e besojnë.

"Nuk jemi kundër projekteve por duam garanci që ne të jetojmë. Këtë kërkesë ja kemi bërë kryetarit të parë dhe këtij."

Uji i burimit të Sinecit është përdorur si ujë komunal për 4 fshatra të komunës së Lumasit dhe me këtë burim vaditen 150 ha tokë bujqësore.

EMISIONET