Lapaj: Është krijuar një bindje e gabuar se PD është partia e veriorëve dhe PS e jugorëve


Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, avokati Adriatik Lapaj u shpreh se është krijuar një bindje e gabuar se PD është partia e veriorëve dhe PS e jugorëve.

Lapaj: Ndarja është një sëmundje që na ka shoqëruar me shekujt dhe prandaj kemi ngelur me këtë Shqipëri dhe d të kishim një komb më me potencë në rajon. Është krijuar një bindje e gabuar se PD është partia e veriorëve dhe PS e jugorëve.

PD duhet të marrë disa hapa lidhur me këtë gjë. PD në fakt merr trefish vota në jug lidhur me veriun. Në këto 30 vite peshoren e pushtetin e ka ndarë jugu dhe qendra sa kanë më shumë popullsisë. E djathta është djegur nga qulli ka kohë që t'i fryjë kosit dhe ka mundësi që të përfaqësohet më shumë me personalitete të larta nga jugu.

EMISIONET