Fushë-Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për sulm ndaj një personi!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2026, 10:33

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar në Fushë Kosovë, njëri prej tyre i mitur, nën dyshimin për përfshirje në një rast sulmi fizik.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të dyshuarit dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar fizikisht një person.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

