FOTO/ Masa për mbarëvajtjen e koncertit të Kanye West në Tiranë

FOTO/ Masa për mbarëvajtjen e koncertit të Kanye West në

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, mori pjesë në një takim organizativ ndërinstitucional për parapërgatitjet e koncertit të paralajmëruar të artistit ndërkombëtar Kanye West, që pritet të zhvillohet më 11 korrik në zonën e Kasharit.

FOTO/ Masa për mbarëvajtjen e koncertit të Kanye West në

Gjatë takimit u diskutuan masat e nevojshme për garantimin e mbarëvajtjes së këtij eventi, i cili konsiderohet me përmasa ndërkombëtare dhe që synon të sjellë standarde të larta organizimi, sigurie dhe mikpritjeje.

Gonxhja vuri në dukje se, organizimi i këtij koncerti shihet si një mundësi për promovimin e Shqipërisë në arenën globale, si dhe për ndikim pozitiv në rritjen e turizmit dhe ekonomisë lokale.

FOTO/ Masa për mbarëvajtjen e koncertit të Kanye West në

Sipas tij, një event i tillë kontribuon në konsolidimin e Shqipërisë si një destinacion konkurrues për organizimin e aktiviteteve të mëdha ndërkombëtare në fushën e artit dhe argëtimit.

“Ky është një tjetër hap për ta konsoliduar Shqipërinë si një destinacion të besueshëm dhe konkurrues për organizimin e eventeve të mëdha ndërkombëtare, duke ofruar standarde të larta sigurie, organizimi dhe mikpritjeje”, deklaroi ministri.

EMISIONET