PAMJET-EKSKLUZIVE/ Automjeti i trupit diplomatik përplaset në Tiranë, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur. Dyshimet e para
Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Sauk të Tiranës.
Mësohet se një aumjet me targa “CD” që i përkasin trupave diplomatike të akredituara në vendin tonë është përplasur në zonën që njihet si rrethrrotullimi i TEG-ut.
Ndërkaq “Ora News” ka siguruar dhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes ku shihet qartë automjeti i kthyer përmbys nga përplasja.
Nga informacionet e para që vijnë në redaksinë e “Ora News”, një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.
Po ashtu dyshohet se makina është e ambasadës Ruse dhe brenda saj ishin dy persona, meshkuj, mosha e të cilëve është ende e paqartë.
Mësohet se makina ka humbur drejtimin dhe është përplasur me betonin anësor të rrugës.
Ndërkaq mësohet se të lënduarit janë transportuar në spital, ndërsa efektivë të policisë kanë zbarkuar në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti.
Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik të mbrëmjes së djeshme në Tiranë, ku një automjet i ambasadës ruse në vendin tonë është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.
Si pasojë, policia bën me dije se ka humbur jetën shtetasi rus S. M., 36 vjeç, i cili ishte pasagjer.
“Më datë 11.05.2023, rreth orës 23:10, te mbikalimi në Mjull Bathore, automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin A. K., dhe pasagjer shtetasin S. M., është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.
Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital shtetasi rus S. M., 36 vjeç, ndërsa shtetasi A. K., 30 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.