Masakrat zgjojnë Serbinë, për pak ditë qytetarët dorëzojnë mijëra armë zjarri te autoritetet

Masakrat zgjojnë Serbinë, për pak ditë qytetarët

Një fushatë e paprecedentë çarmatimi ka ndodhur në të gjithë Serbinë, pas masakrave me të shtëna të javës së kaluar që shkaktuan protesta dhe thirrje për kontrolle më të forta mbi përmbajtjet e dhunshme në media.

Si pjesë e një goditjeje kundër mbajtjes së armëve pas dy tragjedive javën e kaluar, qytetarët serbë kanë dorëzuar rreth 8,500 armë të paregjistruara në tre ditët e para të një periudhe amnistie njëmujore, ku askush nuk do të akuzohet për armëmbajtje pa leje, sipas një Deklarate të presidentit Vuçiç.

“Kemi mbledhur 8500 copë armë të ndryshme, 784 mjete mina shpërthyese, gjegjësisht bomba dhe mortaja. 398,450 copë municion të kalibrave të ndryshëm”, ka thënë Vuçiç në një video në Instagram.

Autoritetet u kanë thënë qytetarëve që të heqin dorë nga armët e paregjistruara deri më 8 qershor ose do të përballen me dënime me burg. Masa të tjera kundër armëve përfshijnë ndalimin e licencave të reja të armëve, kontrolle më të rrepta mbi pronarët e armëve dhe poligonet e qitjes, dhe dënime më të ashpra për mbajtjen e paligjshme të armëve.

EMISIONET