PAMJET/ Policia konfirmon: Automjeti ishte i ambasadës ruse, 1 vdekur dhe 1 i plagosur nga aksidenti tragjik në Tiranë
Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik të mbrëmjes së djeshme në Tiranë, ku një automjet i ambasadës ruse në vendin tonë është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.
Si pasojë, policia bën me dije se ka humbur jetën shtetasi rus S. M., 36 vjeç, i cili ishte pasagjer.
“Më datë 11.05.2023, rreth orës 23:10, te mbikalimi në Mjull Bathore, automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin A. K., dhe pasagjer shtetasin S. M., është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.
Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital shtetasi rus S. M., 36 vjeç, ndërsa shtetasi A. K., 30 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.