Historia përsëritet, Llazo: Publikimi i tezave duhet dënuar! Ndëshkon nxënësit që kanë punuar gjatë 3 viteve të gjimnazit

Historia përsëritet dhe askush nuk mban përgjegjësi për publikimin e tezave të provimeve të Maturës Shtetërore.

Ishte kjo tema e emisionit të radhës “Epiqendër” në Ora News të moderatores Sonila Musai, ku ekspertja e Arsimit, Ana Llazo u shpreh se publikimi i tezës është një akt shumë i shëmtuar dhe që në fakt duhet dënuar.

“Që do të thotë se politik-bërësit dhe ata që merren me ligjin duhet të shikojnë se cilët janë personat që merren nxjerrjen dhe publikimin e tezës.

Është për të ardhur me të vërtetë keq, sepse askujt nuk i bën përshtypje dhe aq më tepër thuhet që kjo nuk e cenon procesin në vazhdimësi të Maturës Shtetërore, por në fakt kjo e dëmton.

Kjo për faktin se nxjerrja e tezave demotivon ata maturantë që me të vërtetë kanë punuar dhe studiuar gjatë tre viteve të gjimnazit dhe në momentin që del teza, ata barazohen me nxënës të nivelit mesatar apo edhe më keq”, u shpreh Ana Llazo.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR”

EMISIONET