Aksident me skaf në Vlorë/ U godit nga helikat e skafit në det, 17-vjeçari transportohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

Aksident me skaf në Vlorë/ U godit nga helikat e skafit në det,

17-vjeçari që u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u godit nga helikat e një skafi në det është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

I mituri ka pësuar dëmtime të shumta në trup dhe gjymtyrë si pasojë e goditjes.

Pas aksidentit, ai është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Mjekët në Vlorë kanë arritur t’i ndalojnë hemorragjinë dhe ta stabilizojnë gjendjen e tij përpara transportit drejt Tiranës.

Për shkak të plagëve të marra dhe gjendjes së rënduar shëndetësore, 17-vjeçari është transferuar në Spitalin e Traumës, ku vijon të marrë trajtim nga mjekët specialistë.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në det, ndërsa rrethanat e aksidentit po verifikohen nga autoritetet përkatëse.

EMISIONET