EMRI/ Pas vr*sjes së biznesmenit në Bërxullë, policia zbulon gjatë kontrolleve a*më zjarri në banesë e një 43-vjeçari. Arrestohet shtetasi

EMRI/ Pas vr*sjes së biznesmenit në Bërxullë, policia zbulon

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia në fshatin Bërxullë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një armë zjarri pistoletë e mbajtur pa leje, së bashku me një krehër me 7 fishekë.

Juljan Koni është vënë në pranga për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Arma dhe municioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Kontrolli në banesën e 43-vjeçarit është kryer në kuadër të veprimeve të policisë pas vrasjes së 50-vjeçarit Edmond (Ali) Sula, ngjarje e ndodhur në Bërxullë.

Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë bërë lidhje mes armës së gjetur në banesën e Konit dhe vrasjes së Edmond Sulës, ndërsa hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë.

Sipas policisë, arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Risku”, pas kontrolleve, hetimeve dhe informacioneve operative për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe identifikimin e personave që mund të jenë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa kontrollet dhe verifikimet vijojnë.

EMISIONET