Tragjedi në Gjirokastër/ Foshnja 7-muajshe humb jetën rrugës për në spital, nisin hetimet ndaj dy pediatërve

Tragjedi në Gjirokastër/ Foshnja 7-muajshe humb jetën rrugës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër, ku një foshnjë vetëm 7 muajshe ka humbur jetën gjatë transportit drejt spitalit rajonal “Omer Nishani”.

Sipas burimeve nga policia e Gjirokastrës, ngjarja ka ndodhur më 21 korrik, kur foshnja është dërguar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur të mbijetojë gjatë rrugës.

Pas rastit tragjik, autoritetet kanë nisur hetimet ndaj dy mjekëve pediatër, pas dyshimeve për neglizhencë në trajtimin e foshnjës gjatë dy vizitave të kryera gjatë muajit korrik.

Sipas të dhënave paraprake, po verifikohet nëse shërbimi mjekësor i ofruar ka qenë i përshtatshëm dhe në përputhje me gjendjen shëndetësore të foshnjës.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.

EMISIONET