Merr fund pengmarrja në Fier/ Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pas orësh negociatash, RENEA vijon rrethimin për kapjen e tij

Merr fund pengmarrja në Fier/ Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pas

Refit Buzi, autori i ngjarjes së rëndë në Fier, ka liruar ish-të fejuarën Rozalinda Plaka, të cilën e mbante me forcë pas vrasjes së ish-vjehrrit dhe plagosjes së ish-vjehrrës.

Pas disa orësh negociatash me forcat speciale RENEA, 35-vjeçari ka pranuar të lirojë gruan, ndërsa efektivët vijojnë përpjekjet për dorëzimin e tij.

Buzi mëngjesin e sotëm vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka dhe më pas u largua me automjet duke marrë me vete ish-të fejuarën.

Policia ka rrethuar zonën ku dyshohet se ndodhet autori, ndërsa negociatorët po përpiqen ta bindin që të dorëzohet pa shkaktuar incidente të tjera.

 

EMISIONET