Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar.

Takimi pritet të fokusohet te analiza e punës gjatë vitit të parë të mandatit të katërt qeverisës, si dhe te objektivat dhe prioritetet për periudhën në vijim.

Në Pallatin e Brigadave pritet të jenë të pranishëm ministrat dhe deputetët socialistë, ndërsa diskutimet do të lidhen me ecurinë e punës së qeverisë dhe sfidat e muajve të ardhshëm.

 

EMISIONET