Peticioni për riluajtjen e finales Argjentinë-Spanjë, FIFA ka tre skenarë: Nga humbja në tavolinë te përsëritja e ndeshjes

Peticioni për riluajtjen e finales Argjentinë-Spanjë, FIFA ka tre

Kërkesa e tifozëve të Argjentinës për riluajtjen e finales së Botërorit 2026 ndaj Spanjës, të humbur 1-0, po merr vëmendje pas një peticioni që pretendon se arbitri slloven Slavko Vinçiç ka ndikuar në rezultatin e ndeshjes.

Peticioni, i cili ka mbledhur dhjetëra mijëra firma, kërkon nga FIFA një hetim për vendimet e arbitrit dhe një finale të re me një gjyqtar të paanshëm. Megjithatë, pa prova konkrete për manipulim apo korrupsion, pretendimet mbeten vetëm akuza.

Sipas rregullave disiplinore të FIFA-s, nëse do të provohej manipulimi i një ndeshjeje, arbitri do të përballej me pezullim të gjatë ose përjashtim të përjetshëm nga futbolli. Ndërkohë, riluajtja e finales do të ishte vetëm një nga mundësitë teorike dhe jo një vendim automatik.

Në rast se do të provohej se një skuadër ka përfituar nga manipulimi, FIFA mund të vendoste humbjen në tavolinë dhe ndryshimin e rezultatit, ndërsa riluajtja do të mund të merrej në konsideratë vetëm nëse asnjëra skuadër nuk do të kishte përgjegjësi dhe faji do të ishte vetëm i arbitrit.

Një precedent i tillë ekziston me ndeshjen Afrika e Jugut-Senegal në vitin 2016, ku FIFA urdhëroi riluajtjen pas provimit të korrupsionit të arbitrit. Por rasti i një finaleje Botërori është shumë më kompleks, pasi trofeu është dorëzuar dhe kompeticioni ka përfunduar.

 

EMISIONET