Lia e dhenve te fëmijët, pediatrja tregon simptomat e sëmundjes dhe si të veprojmë

Pediatrja Sonila Brati, është shprehur se janë shtuar rastet me viroza ditët e fundit, ku shkak kanë qenë dhe temperaturat e larta.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Siklajda Shorja, Brati tha se që prej 6 muajsh në vendin tonë është përhapur edhe sëmundja e variçelës, ose e njohur ndryshe si lija e dhenve.

Sonila Brati: Kemi një fluks dhe një shtim të rasteve që prej periudhës së fund marsit e njëjta situatë ka qenë edhe në prill dhe tani që temperaturat janë shumë të larta. Virozat kanë filluar që para dy muajsh. Fëmijët kanë temperatura të larta tek fëmijët që shkojnë 39 deri në 40, me infeksione të rrugëve të sipërme aspiratore. Ka shumë raste të probleme të bajameve. Kemi dhe patologjinë e Variçelës apo lija e dhenve. Ka prej 6 muajsh që qarkullon në vendin tonë.

Lia e dhenve është një patalogji që në të shumtën e rasteve e mira është të kalohet në moshë të vogël, sepse probabiliteti që të ketë efekte anësore dhe të ketë komplikacione janë më të pakta.

Ajo tha se simptomat e kësaj sëmundje janë temperatura dhe puçrrat.

Sonila Brati: Variçela fillon me temperaturë, pastaj simptomat e tjerë  janë elementët karakteristik të saj, puçrra që fillojnë nga pjesa e sipërme e kokës dhe pastaj përhapet në të gjithë trupin.

Më tej ajo tha se është mirë që kjo sëmundje të kapet në kohë pasi më pas shtohet probabiliteti për të ia ngjitur të tjerëve.

Sonila Brati: Nëse nuk kapet në kohë, probabiliteti për të ia ngjitur të tjerëve është shumë i lartë. Prindërit duhet të marrin masa që sapo fëmija të ketë shfaqjen e parë të elementëve duhet të vijnë te pediatri dhe nuk duhet ta çojnë në çerdhe dhe në kopsht.

Prindërit duhet të kufizojnë oraret e pikut, nuk duhet të dalin me fëmijë të vegjël jashtë, por edhe mosha e tretë duhet t’I evitojë daljet jashtë. Pastaj marrja e lëngjeve, marrja e ushqimit të domosdoshëm, frutave dhe zarzavateve, ndikon në rehidrimin e trupit.

Përgatiti Anila Kolgjini.

EMISIONET