Korrenti shkakton tragjedi në Fushë Arrëz, vdes nëna me dy vajzat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Kola në Fushë Arrëz.

Nëna së bashku me dy vajza ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

"Rreth orës 16:50, në qytet Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe (nëna me dy vajzat) banuese në Fushë Arrëz.Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike" njoftoi policia.

Mësohet se njëra nga vajzat ka hyrë për të bërë dush, por ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë nga thirrjet e saj ka shkuar motra.

Edhe e motra ka rënë në kontakt me energjinë sapo ka prekur dorezën e derës së tualetit, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Gjithashtu më pas edhe nëna ka shkuar për t’i ardhur në ndihmë vajzave të saj por fatkeqësisht edhe ajo ka humbur jetën.

Ka qenë një nga familjarët që i ka konstatuar viktimat dhe më pas ka njoftuar policinë dhe ambulancën.

Familja jetonte në kushte vështira ekonomike dhe rrjeti elektrik i banesës ishte i amortizuar.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Korrenti shkakton tragjedi në Fushë Arrëz, vdes nëna me dy

Korrenti shkakton tragjedi në Fushë Arrëz, vdes nëna me dy

EMISIONET