EMRI/ Pl*goset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Qershor 2026, 10:14

Një person është plagosur me thikë në Sarandë në rrethana të paqarta.
Albert Çobani 51 vjeç, është sjellë i plagosur me thikë rreth orës 04.00 të mëngjesit në urgjencën e spitalit të Sarandës. I plagosuri ishte goditur me thikë në mushkrinë e majtë.
Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Sarandës, është nisur me autoambulancë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

