Aksident tragjik në Kardhiq-Delvinë/ Zbardhen emrat e viktimës dhe të tre të pl*gosurve

Aksident tragjik në Kardhiq-Delvinë/ Zbardhen emrat e viktimës

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Kardhiq–Delvinë, në vendin e njohur si Fushë Vërri e Delvinës, ku si pasojë ka humbur jetën 20-vjeçari, Orest Mahmutaj nga Lazarati, dhe janë plagosur Shyqiri Liko, Dalip Troka dhe Erjon Barjamaj nga Fieri.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete.

Njëri prej tyre, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pas përplasjes.

Ndërkohë, automjeti tjetër, një ‘Audi’ ka pësuar dëmtime të shumta materiale.

Menjëherë pas aksidentit në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ambulancat dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për dhënien e ndihmës së parë dhe normalizimin e situatës.

EMISIONET