PAMJE NGA VENDI I KRIMI NË FIER/ 35-vjeçari q*lloi për vd*kje ish-vjehrrin, 'zbarkon' policia në Vidhisht. Refit Buzi ende në arrati

PAMJE NGA VENDI I KRIMI NË FIER/ 35-vjeçari q*lloi për vd*kje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e së premtes fshatin Vidhisht në Roskovec, ku një 35-vjeçar dyshohet se ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij dhe ka plagosur ish-vjehrrën.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00. Refit Buzi, 35 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj Kosta Plakës, 58 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.

Nga të shtënat ka mbetur e plagosur edhe Belere Plaka, rreth 55 vjeçe, e cila është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, 35-vjeçari është larguar nga vendi i krimit me automjet, duke marrë me vete edhe armën e gjahut. Sipas të dhënave paraprake, ai është larguar bashkë me ish-bashkëshorten e tij.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe ka nisur kontrolle për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje.



 

EMISIONET