EMRAT + FOTOT/ Tragjedi shqiptarësh në Venecia - Aksidenti rrugor i merr jetën 3 të rinjve: 2 prej tyre shqiptarë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Portogruaro, në provincën e Venecias pak pas mesnate.

Dalja nga rruga i mori jetën 3 të rinjve, 2 prej tyre shqiptar. Viktimë, ishte edhe një vajzë 21 vjeçare nga italia.

Në zonën e njohur si Borgo Sant'Agnese rreth orës 03:00 makina tip BMW e zezë që drejtohej nga 22 vjeçari nga kosova Altin Hoti ka përfunduar në lumin Reghena pas daljes nga rruga.

Edhe Egli Gjeci, pasagjer në vendin e parë ka ndërruar jetë në vend. Shokët, ishin të dy banues në Concordia Sagittaria.

EMRAT + FOTOT/ Tragjedi shqiptarësh në Venecia - Aksidenti rrugor i
Në foto: Egli Gjeci dhe Altin Hoti, dy të rinjtë që humbën jetën në aksident

Zjarrëfikësit kontrolluan kanalin për të përjashtuar praninë e personave të tjerë në makinë, pasi fillimisht u dyshuar për një pjestar tjetër në makinë.

Mediat në vendin fqinj shkruajne se makina u lidh dhe u tërhoq me trupat e viktimave ende brenda.

Prokurori i rastit ka urdhëruar kryerjen e autopsisë së drejtuesit të mjetit për të kuptuar gjendjen psikofizike në të cilën ai drejtonte mjetin.

Mjeti ishte në pronësi të Altin Hotit. Gjashtë muaj më parë kishte humbur vëllanë në një tjetër aksident tragjik në të njëjtën zonë. Me babnë pasagjer, 19 vjeçari në 10 maj të këtij viti nuk mundi ti rezistojë përplasjes.

EMRAT + FOTOT/ Tragjedi shqiptarësh në Venecia - Aksidenti rrugor i
Ne foto tre viktimat e aksidentit në Venecia

EMISIONET