Drejtorët hajdutë të ''5D''-së, Soko: Skemë primitivisht brutale, ka një problem se si prokurori e ka ndërtuar dosjen

Lidhjet e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës me kompaninë “5D” provohen në çdo fashikull të dosjes.

Më 28 mars, GJKKO vendosi 9 masa sigurie për drejtorët dhe zytarët e Bashkisë së Tiranës, mes të cilëve në pranga ranë Mariglen Qato dhe Redi Molla.

Nga hetimet e SPAK-ut ka rezultuar se Molla dhe Qato janë pronarët "de facto" të kompanisë "5D Konstruksion", nëpërmjet së cilës janë përfituar me dhjetëra tenderë në shkelje të ligjit.

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se skema korruptive e drejtorëve të bashkisë më kompaninë ‘’5D’’ është primitivisht brutale.

Soko: Ka një problem se si prokuroi e ka ndërtuar dosjen.

Gjykatësja e masës ju thotë prokurorëve që shiko ju i keni hetuar këto dhe i keni sjellë këtu për masë por duhet të shikoni pak përfaqësuesin e autoritetit kontraktor dhe nënpunësin e autorizuar i cili në dijeninë time duhet të jetë nënkryetari.

Pra këtu kemi të njëjtën, të paktën mua më bën renimishencë të dosjes së Sterilizimit.

Pra edhe tek Sterilizimi ne patëm një dosje e cila u gjykua e cunguar.

Kjo është një skemë primitivisht brutale.

Bëj kompaninë time dhe e marr në emrin tim.

NDIQENI EMISIONIN E PLOTË

EMISIONET