Belind Këlliçi denoncon “kasaphanën” e hajdutërisë nga drejtorët “5D” të Bashkisë Tiranë

Lidhjet e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës me kompaninë “5D” provohen në çdo fashikull të dosjes.

Më 28 mars, GJKKO vendosi 9 masa sigurie për drejtorët dhe zytarët e Bashkisë së Tiranës, mes të cilëve në pranga ranë Mariglen Qato dhe Redi Molla.

Nga hetimet e SPAK-ut ka rezultuar se Molla dhe Qato janë pronarët "de facto" të kompanisë "5D Konstruksion", nëpërmjet së cilës janë përfituar me dhjetëra tenderë në shkelje të ligjit.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi i ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News tregoi dhe denoncoi skemën korruptive të kompanisë ''5D'' nga drejtorët e bashkisë Tiranë.

Këlliçi: Mua deri tani më vjen mirë që është bërë një hetim disi i thelluar për këtë dosje.

Fillimisht kur kam rënë në disponim të këtyre materialeve, nuk e kam besuar dhe vetë që mund të ekzistojë kjo skemë.

Kam menduar që mund të jetë një fake neës për të më futur në rrugë të gabuar.

Ideja është që ishte kaq flagrante, kaq e egër dhe kaq banale në thelb sa ishte e paimangjinueshme se mund të ishte e vërtetë.

Data se kur është themeluar kompania dhe kur fillon historiku i përfshirjes në tendera të cilat i marrin për veten e tyre për familjarët e tyre, Mariglen Qato dhe Redi Molla që është fillimi i 2016, tregon qëllimin me të cilin këta individë kanë hyrë në bashki.

Pra ka fituar mandatin Erion Veliaj, është zgjedhur në mes të 2015, pas 6 muajve pasi kanë hyrë nëpër zyra kanë hapur kompaninë dhe kanë filluar të marrin tendera vetë.

Pra tregon objektivin dhe qëllimin e vërtetë të përfshirjes së tyre në administratë publike.

Pasi po të kërkosh emrat e këtyre individëve, para 2015 zor se dikush mund të gjejë ndonjë historik, CV, punë, kualifikim apo aftësi të këtyre individëve që kanë drejtuar poste kyce në bashki.

Përfshirja e kësaj skeme, përfshirka e familjarëve të tyre në këtë skemë, vënia e titulli ‘’5D’’, pesë drejtorët që unë kam rënë në kontakt gjatë fushatës.

Vinin njerëzit dhe më thonin është një kompani ‘’5D’’, pesë drejtorët e cila vjedh tenderat e bashkisë për veten.

Taulant Tusha, drejtor i përgjithshëm i bashkisë, Mariglen Qato dhe Redi Molla deri tani janë tre drejtorët që janë të burgosur.

Janë 4 drejtorë të tjerë që janë të proceduar, që është Englantina Zëra në mos gaboj, Enton Punavija, Debora Keçi dhe Alban Janku.

Unë kam denoncuar dhe dy persona të tjerë, Elvin Tivari që është personi që rezulton të ketë hotelin, të jetë aksioner në një nga hotelet më të shtrenjta në Dhërmi.

Ky individ ndërkohë që kishte një rrogë 600 mijë lekë të vjetra në ujësjellës rezulton investitor me milionë euro në hotele.

Dhe ky individ ndërkohë që ishte punonjës në ujësjellës i shiste ujë bashkisë Tiranë.

Kanë dalë tre tendera që ka fituar me një kompani tjetër.

 Dhe kam denoncuar edhe Ermal Kapllanaj, drejtor i policisë bashkiake. Dosja ‘’5D’’ nuk është e vetmja dosje që unë kam dërguar në SPAK për bashkinë Tiranë.

Kam depozituar kallëzime të tjera, ku përfshihen edhe Erjon Rrapaj drejtor i rrugëve, Arben Maloku ish kryetar i njësisë administrative Zall Herr, Alban Dokushi, Kacillja dhe një drejtor tjetër.

NDIQENI EMISIONIN E PLOTË

EMISIONET