Allaraj: Të jesh më i miri duhet të mundësh më të mirët dhe besoj që Spanja e ka bërë diçka të tillë
Në botën e sportit, debatet mbi atë se cila skuadër meriton vërtet titullin e më të mirit janë gjithmonë të ndezura. Së fundmi, një analizë e thellë e rrugëtimit të Spanjës dhe Argjentinës në Kampionatin Botëror ka nxjerrë në pah detaje befasuese që po sfidojnë mitin e kampionëve.
I ftuar në emisionin "Ora Sport" në "Ora News", Gazetari Sportiv, Erjon Allaraj, u shpreh se suksesi i Spanjës nuk ishte një rastësi, por një demonstrim i pastër i dominimit absolut përballë kundërshtarëve vërtet të denjë.
Rrugëtimi i Spanjës drejt finales kaloi përmes sfidave të jashtëzakonshme, duke përfshirë eliminimin e një France që, deri në atë moment, ishte konsideruar perfekte në çdo aspekt. Kjo makineri që krijonte dhe shënonte vazhdimisht, u reduktua në një skuadër të bazuar tek individualitetet dhe u duk "e vogël" përballë qarkullimit të topit nga iberikët. Për të qenë më i miri, duhet të mundësh më të mirët, dhe Spanja e vërtetoi këtë plotësisht.
Nga ana tjetër, rruga e Argjentinës drejt finales është vënë në pikëpyetje të forta. Analizat theksojnë se skuadra pati vështirësi të mëdha edhe kundër rivalëve të konsideruar modestë, siç ishte rasti i përballjes me Egjiptin apo vuajtjet deri në minutat e fundit kundër Anglisë. Ndryshe nga Spanja, rrugëtimi argjentinas nuk hasi në kundërshtarë të atij kalibri gjatë fazave të mëparshme.
"Nuk e di nëse Spanja, po them, po luante me Argjentinën apo po them me Senegalin. Të jesh më i miri duhet të mundësh më të mirët, padyshim, dhe besoj që Spanja e ka bërë diçka të tillë. Spanja arriti të eliminonte një Francë që deri në atë pikë të Kampionatit Botëror ishte perfekte në çdo aspekt. Ishte një Francë që shënonte, një Francë që krijonte, një Francë që dominonte nga minuta e parë deri në fund. Ndërsa kundër Spanjës u bë Franca ndoshta më e vogël.
Vështirësinë më të madhe e kishte me Anglinë, që edhe me Anglinë vuajti deri në minutat e fundit. Kështu që, mendoj se Spanja nuk surprizoi. Spanja bëri atë që dinte të bënte më mirë, dinte si qarkullonte topin.
Argjentina kishte vështirësi kundër rivalëve të vegjël. Nuk kishte rival, po themi, ashtu siç kishte Spanja deri në atë pikë të Kampionatit Botëror. Në finale pastaj tregoi atë që kishte treguar deri në atë pikë. Dominoi Argjentinën, ishte gati... dhe është e çuditshme si shkoi në 120 minuta sepse Spanja ishte ai lloj ekipi që mund ta shënonte golin në çdo moment që afrohej te porta. Nga ana tjetër, i vetmi rast, po themi, i Argjentinës, ishte një dalje e gabuar e Simon, që nuk përfitoi Julian Alvarez."
NDIQNI EMISIONIN E PLOTE



