(FOTO) Gjesti paralajmëron projektin e ri “Gasolina”/ Fansat dyshojnë për bashkëpunim me Dhurata Dorën

(FOTO) Gjesti paralajmëron projektin e ri “Gasolina”/ Fansat

Gjesti duket se është gati të rikthehet me një projekt të ri muzikor, i cili prej kohësh është pritur nga fansat e tij.

Artisti ka zbuluar përmes një postimi në InstaStory se së shpejti do të publikohet kënga e re me titull “Gasolina”, pa bërë të ditur ende datën e publikimit apo detaje të tjera rreth projektit.

Kjo këngë është përfolur prej muajsh si një bashkëpunim me këngëtaren e njohur shqiptare Dhurata Dora, duke krijuar shumë pritshmëri te publiku.

(FOTO) Gjesti paralajmëron projektin e ri “Gasolina”/ Fansat

Edhe pse Gjesti nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se bëhet fjalë për një duet me Dhuratën, fansat kanë nisur të besojnë se “Gasolina” është pikërisht projekti i shumëpërfolur mes dy artistëve.

Tashmë mbetet të shihet nëse dy këngëtarët do ta konfirmojnë bashkëpunimin dhe kur do të publikohet zyrtarisht kënga.

Gjesti ka qenë një nga emrat më të komentuar të skenës muzikore shqiptare gjatë periudhës së fundit, ndërsa çdo paralajmërim i tij në rrjetet sociale ka ngjallur interes të madh te ndjekësit.

EMISIONET