P*NGMARRJA E 24-VJEÇARES NË ROSKOVEC/ Ora News siguron PAMJEN e momentit kur RENEA rrethon makinën e Refit Buzit

Ora News ka siguruar pamjet nga momenti kur forcat RENEA rrethojnë automjetin e Refit Buzit, në prani edhe të prokurorëve të Prokurorisë së Fierit.

Ngjarja e rëndë në fshatin Vidhisht të Fierit ka tronditur opinionin publik, pasi 35-vjeçari Refit Buzi vrau dy prindërit e ish-të fejuarës së tij, Rozalinda Plakut, dhe më pas e mori 24-vjeçaren peng.

Pengmarrja zgjati për disa orë, ndërsa forcat RENEA zhvilluan negociata të vazhdueshme me autorin për lirimin e saj. Pas përpjekjeve të gjata, Rozalinda Plaku arriti të shpëtonte dhe të largohej nga situata e rrezikshme.

Ndërkohë, Refit Buzi nuk pranoi t’u dorëzohej forcave të RENEA-s, duke i dhënë fund jetës së tij brenda automjetit pas përfundimit të negociatave.

Ngjarja vijon të jetë nën hetim për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në këtë tragjedi.

 

EMISIONET