Kukaviqi: Ishte e shkruar nga yjet që do ta merrte Spanja për mendimin tim
Fitorja e Spanjës në Kampionatin Evropian duket se ka qenë e paracaktuar nga një seri koincidencash mistike që lidhin dy breza yjesh të futbollit botëror. Detajet e reja që po qarkullojnë tregojnë se suksesi i spanjollëve nuk ishte thjesht një rastësi në fushën e blertë, por një fat i shkruar lart në yje.
E ftuar në emisionin "Ora Sport" në Ora News, Tea Kukaviqi, u shpreh se gjithçka nis me një foto të realizuar plot 17 vite më parë, e cila tashmë konsiderohet si një pikëtakim historik mes legjendës dhe talentit të ri. Lamine Yamal festoi ditëlindjen e tij të 17-të më datë 13 korrik, vetëm një ditë para finales së madhe të 14 korrikut.
Një tjetër detaj i jashtëzakonshëm lidhet me faktin se kur Lionel Messi luajti për herë të parë në një Kampionat Botëror, ai ishte gjithashtu 19 vjeç. Si për të përforcuar këtë lidhje të padukshme, të dy lojtarët kanë mbajtur fanellën me numrin 19 në momente kyçe të karrierës së tyre. Megjithatë, ajo që i ka lënë të gjithë pa fjalë është një përllogaritje matematikore që e çon këtë histori në kufijtë e të mbinatyrshmes.
Kalimi i stafetës tek talenti 17-vjeçar, fsheh një tjetër sekret. Diferenca e saktë kohore mes datave të lindjes së Messit dhe Yamal është fiks 20 vite, 2 muaj dhe 6 ditë. Bashkimi i këtyre shifrave formon vitin 2026, duke nxitur akoma më shumë teoritë se gjithçka në këtë rrugëtim drejt trofeut ka qenë e paracaktuar me saktësi absolute.
"Unë në fakt e kisha një farë parashikimi dhe kisha një farë ndjesie që do ta fitonte Spanja, se ishte një, një ndeshje finale që ishte si të them e shkruar nga yjet lart. Është përfolur shumë, po ja unë po e përmend dhe njëherë Klodi, se për shembull Yamal, Lamine Yamal mbushi 17 vjeç.
Edhe ajo foto që ka kapur ai me Messin, pra ishte një përballje mes mësuesit dhe mes nxënësit, mendoj. Dhe ajo, domethënë, ai ditëlindjen e kishte me datë 13, foto ishte kapur para 17 vitesh dhe kur Messi madje kishte qenë për herë të parë në botërorin e tij, ka qenë gjithashtu 19 vjeç dhe të dy me fanellën e 19-të.
Dhe finalja Klodi u bë me datë 14 korrik. Kështu që ishte e shkruar nga yjet që do ta merrte Spanja për mendimin tim. "
NDIQNI INTERVISTEN E PLOTE



