Vjedhja me ''5D''-në nga drejtorët e bashkisë, Kikia: Gjithçka është shumë flagrante, as ata vetë s'kanë argumenta për t'u mbrojtur

Gazetari dhe analisti, Mentor Kikia i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’ në Ora News u shpreh se rasti i vjedhjes së drejtorëve në bashkinë e Tiranën me kompaninë ''5D'' ishte shumë flagrante. 

Kikia: Gjithcka është shumë flagrante.

As ata vetë nuk besoj se do kenë argumenta për tu mbrojtur.

Të paktën nga letrat që janë bërë publike situata duket një krim financiar i pastër sa që edhe reagimet e mëvonshme nuk janë mbrojtës por janë në një farë mënyre që secili të përgjigjet vetë.

Ajo që të bie në sy është shtrirja në kohë.

Shtirja në kohë deri sa në skenë hyri SPAK.

Kjo nuk është vetëm në këtë rast edhe në shumë afera të tjera të zbuluara ka qenë fenomeni i shtrirjes në kohë i abuzimit.

Kjo ka ardhur si pasojë e faktit se në këtë vend mungojnë mekanizmat e tjerë që luftojnë korrupsionin.

 

EMISIONET