Presidenti i Finlandës: Ukraina në pozitën më të fortë që nga nisja e luftës, s*lmet me dronë ndryshuan

Presidenti i Finlandës: Ukraina në pozitën më të

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka deklaruar se Ukraina ndodhet në pozitën më të favorshme që nga fillimi i pushtimit rus, duke vlerësuar se operacionet e fundit me dronë kundër objektivave ushtarake në territorin rus kanë forcuar ndjeshëm pozicionin e Kievit.

Sipas Stubb, vendet anëtare të NATO-s mbështesin goditjet ukrainase ndaj objektivave ushtarake brenda Rusisë, me synimin për të ushtruar presion ndaj Moskës dhe për ta rikthyer atë në tryezën e negociatave.

Lideri finlandez tha se pavarësisht kërcënimeve dhe shqetësimeve për një përshkallëzim të mundshëm nga Rusia, fushata me dronë ka ndryshuar perceptimin ndërkombëtar për konfliktin dhe mënyrën se si Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë situatën.

Stubb theksoi se Rusia nuk ka arritur objektivat e saj strategjikë, ndërsa Ukraina ka ruajtur pavarësinë dhe sovranitetin e saj. Ai argumentoi se përparimet e kufizuara të forcave ruse gjatë viteve të luftës tregojnë se Moska nuk ka siguruar një fitore vendimtare.

Sipas presidentit finlandez, momenti aktual paraqet një mundësi më të mirë për Ukrainën në çdo proces të ardhshëm negociues, ndërsa mbështetja ushtarake dhe politike e aleatëve mbetet thelbësore për ruajtjen e avantazhit të Kievit.

EMISIONET