DOKUMENTAT/ Deda kundër emërimit të Ols Dados, ish-prokurori kërkon ndërhyrje në proces: Shkarkimi im hapi rrugën për emërimin e tij
Ish-prokurori Tom Deda ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën Administrative për t'u bërë pjesë e procesit si palë e tretë.
Pas një tërheqjeje prej 20 minutash të trupës gjykuese për të shqyrtuar kërkesën, seanca rinisi dhe ish-prokurori hyri në sallë.
Në pretendimet e tij, Deda thotë se emërimi i Dados përkon me kohën kur ai u shkarkua.
Deda: Mënyra e largimit dhe shkarkimit tim, duhej të hapej një vend dhe të emërohej dikush tjetër. Ata duhej të më shkarkonin mua dhe të emërohej Ols Dadon. Por përkon periudha kohore.
Gjykata: Çfarë interesi ke ti nga ky gjykim? Cili është interesi yt i drejtpërdrejtë?
Deda: Ina Rama më ka shkarkuar për një qëllim kriminal. Në momentin që do shkarkohet Ols Dado unë do të bëj një kërkesë për dëmshpërblim sepse mesa duket më kanë shkarkuar mua për të emëruar Dadon. Procedura ka nisur në shtator 2008 dhe ka përfunduar në tetor 2009. Më pas unë fitova të drejtën në Gjykatën e Lartë dhe jam rikthyer në 2013. Ata janë një organizatë kriminale së bashku me Ina Ramën.


