Vr*u çiftin e të moshuarve në Dropull/ Prokuroria e Gjirokastrës jep pretencën: 30 vite burg për Thoma Mastorën

Vr*u çiftin e të moshuarve në Dropull/ Prokuroria e

Prokuroria e Gjirokastës ka kërkuar 30 vite burg për Thoma Mastorën, autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Kosta dhe Kleoniqi Ilia, ngjarje e ndodhur më 2 Maj të vitit 2024 në fshatin Bodrishtë të Dropullit.

Njoftimi i Prokurorise:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër, në përfundim të hetimeve dhe shqyrtimit gjyqësor kërkon 30 vite burg për shtetasin Th. M. i akuzuar për veprën penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’ parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr.240, të vitit 2024, arritën në përfundimin se i pandehuri Th.M., është fajtor dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër në paraqitjen e diskutimit përfundimtar kërkon dënimin e tij me 30 vite burgim për vrasjen e çiftit të të moshuarve K.I. dhe K.I., në fshatin Bodrishtë, Dropull.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.

EMISIONET