Fier/ RENEA "blindon" zonën ku Refit Buzi mbajti peng ish-bashkëshorten, vijojnë negociatat për dorëzimin e tij

Forcat speciale RENEA dhe shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se mbajti peng për disa orë ish-bashkëshorten e tij 24-vjeçare.
Pas ngjarjes së rëndë, ku Buzi dyshohet se vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij dhe plagosi ish-vjehrrën, policia ka nisur operacionin për kapjen e tij.
Aktualisht vijojnë negociatat mes efektivëve dhe 35-vjeçarit me qëllim dorëzimin e tij pa incidente të tjera.
Zona ku dyshohet se ndodhet autori është izoluar nga forcat e rendit, ndërsa vijojnë veprimet për arrestimin e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

