Do dëshmonte për vrasjen e vëllezërve në Durrës, sëmuret i penduari i drejtësisë Klevis Alla
Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën e marrjes së dëshmisë e cila ishte planifikuar të pyetej i penduari i drejtësisë, Klevis Alla.
Ky i fundit ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësisë për të rrëfyer vrasjen e dy vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia në Durrës.
Në momentin që gjykata do t’i jepte fjalën prokurores Doloresa Musabelliu për ta pyetur të penduarin ai mori fjalën duke iu drejtuar gjykatës me kërkesë shtyrjeje.
Klevis Alla para gjykatës: I kërkoj gjykatës ta shtyjë këtë senacë për shkak se jam sëmurë më grip. Kam disa ditë që nuk ndihem mirë dhe kam ethe si pasojë e ndërrimit të stinës. Nëse është e mundur ta shtyjmë. Unë deklaroj se kam vullnetin të bashkpunoj me drejtësinë, por sot e kam të pamundur.
Pasi dëgjoi palët, gjykata vendosi shtyrjen e seancës për në datën 9 Maj, ora 09:00.