Dh*nuan të miturën në Fier/ Flet nëna e një prej vajzave të përfshira: U bullizua në shkollë, nuk na ndihmuan. Ajo ndodhet në spitalin psikiatrik

Dh*nuan të miturën në Fier/ Flet nëna e një prej

Në pritje të vendimit të Gjykatës së Fierit për masën e sigurisë, nëna e njërës prej 15-vjeçareve të përfshira në ngjarje ka folur për gjendjen e vajzës së saj dhe vështirësitë që, sipas saj, kishin nisur disa muaj më parë.

15-vjeçares i është vendosur masa e “shtrimit të përkohshëm në një spital psikiatrik”, ndërsa familja kërkon më shumë informacion për gjendjen shëndetësore të saj dhe trajtimin që po merr.

Nëna tregon se shqetësimet për vajzën kishin nisur kur ajo ishte ende nxënëse në një shkollë 9-vjeçare publike në Fier. Sipas saj, familja kishte kërkuar mbështetje nga institucioni arsimor dhe psikologia e shkollës, por nuk e kishte marrë ndihmën e nevojshme.

Për këtë arsye, prindërit iu drejtuan Zyrës Arsimore në Fier dhe më pas vendosën ta regjistronin vajzën në një shkollë private. Megjithatë, sipas nënës, 15-vjeçarja nuk arriti të ndiqte asnjë ditë mësimin në shkollën e re, pasi ndihej e bullizuar.

Familja shprehet e shqetësuar edhe për mungesën e informacionit mbi diagnozën e vajzës dhe mënyrën e trajtimit që po ndiqet gjatë qëndrimit të saj në spital.

Ndërkohë, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier është paraqitur edhe 19-vjeçarja Lionela Lamaj, e cila do të dalë para trupit gjykues për verifikimin e kushteve dhe kritereve të masës së sigurimit.

Lamaj është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë, e dyshuar për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim, sipas nenit 110 të Kodit Penal.

Gjykata pritet të shqyrtojë vijimin e masës së sigurimit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

EMISIONET