"Der Standard" e mori si dëshmitar për hartën që ka "ndezur" rajonin, Rama: S'kam thënë kurrë gjë

Kryeministri, Edi Rama, ka reaguar ndaj gazetës së njohur austriake “Der Standard”, e cila ju referua shefit të qeverisë shqiptare si dëshmitar i ekzistencës së hartës për të cilën flet "no paper slloven" .

Në rrjetet sociale, Rama shpreh zhgënjimin që një gazetë me reputacion të lartë të sillet si një përhapës i lajmeve të rreme.

"Unë kurrë nuk kam thënë ndonjë gjë në lidhje me "non paper dhe hartë" dhe kurrë nuk kam mbështetur ndonjë vizatim kufiri përgjatë vijave etnike midis Serbisë dhe Kosovës, turp.

 “Der Standard” në një artikull për të ashtuquajturin dokumenti “Non paper”, i cili flitet se e ka burimin nga zyra e kryeministrit slloven, Janez Janša, kërkoi të marrë më shumë informacione nga “truri” i dokumentit por ka përfunduar me një përgjigje të dyshimtë.

Sipas zyrës së shtypit të kreut të qeverisë, dokumenti nuk ekziston, por shtojnë se të gjitha përgjigjet do t’i marrin nga opozita e majtë. 

Si “dëshmitar” se dokumenti ekziston, “Der Standard” ka marrë kryeministrin Edi Rama, i cili ka lënë të kuptojë ekzistencën e hartës.

“E kam biseduar kohë më parë. E kam parë edhe këtë dokument që ka dalë. Nuk kam asnjë koment,”- citon gazeta Ramën.

Artikulli i plotë i gazetës austriake

Prej kohësh, disa dokumente të ashtuquajtur “non-paper”- d.m.th. dokumente jozyrtare – shfaqën disa propozime lidhur me Europën Juglindore. Një letër e re është botuar nga gazeta “Koha Ditore” dhe supozohet se i përgjigjet sugjerimeve nga Gjermania dhe Franca. Bëhet fjalë për njohjen reciproke të Kosovës dhe Serbisë si shtete sovrane duke ruajtur integritetin e tyre territorial. Kosova Veriore – ku jetojnë kryesisht serbët – do të bëhet një rajon autonom, duke ndarë kështu qytetin e Mitrovicës. Kishës Ortodokse do t’i jepet një status i veçantë, të cilin e ka tashmë përmes kushtetutës së Kosovës. 

Vuçiç refuzoi njohjen

Në të kaluarën, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se nuk do të njihte Kosovën pa ndryshim kufijsh. Vuçiç u përpoq tre vjet më parë – me mbështetjen e disa lobistëve -që Kosova veriore të vinte në Serbi. Por kjo teori, u kundërshtua nga Gjermania. Ndryshimet masive të kufirit, ndoshta do të çonin në luftë, siç ishte rasti në vitet 1990. Por letra e publikuar pak kohë më parë nga agjensia sllovene e lajmeve “necenzurirano.si” sërish solli idenë e ndryshimit të kufijve dhe u kundërshtua menjëherë nga BE dhe politikanë të rëndësishëm në Gjermani.

Me sa duket, non paper nuk ekziston, por disa e kanë parë

Zyra e Kryeministrit slloven tani ka marrë gjithashtu një qëndrim. Në një email, ai thotë: Ne do të dëshironim t’ju informonim se Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Janez Janša, nuk komenton mbi letrat dhe çështjet e tjera që nuk ekzistojnë. Të gjitha raportet e mediave mbi dokumentet e pretenduara nuk kanë asgjë të bëjmë me qeverinë e Republikës së Sllovenisë. Ne gjithashtu besojmë se komenti më i përshtatshëm për këtë çështje do të vinte nga partitë e opozitës së majtë sllovene, të cilat ne besojmë se janë burimi i dokumentit.

Nëse ndiqni argumentet e zyrës së Jançës, letra nuk ekziston fare, por në të njëjtën kohë gishti drejtohet nga opozita e majtë. Kështu që mbetet e paqartë se si një letër që as nuk ekziston mund të ketë burim opozitën. Të tjerët tashmë kanë konfirmuar ekzistencën e letrës jo-letër. Kryeministri shqiptar Edi Rama u tha mediave shqiptare se ai kishte parë  hartën me ndryshimet e propozuara të kufirit. Vetë Rama, së bashku me Vuçiç dhe lobistë, miratuan ndryshimin e kufijve përgjatë vijave etnike midis Kosovës dhe Serbisë tre vjet më parë.

Ish-drejtori i CIA-s Meyer

Në lidhje me të ashtuquajturën letër Janša, megjithatë, përmendet përsëri dhe përsëri emri i ish-drejtorit të CIA-s Steven Meyer, i cili mbështet nacionalistin boshnjak Milorad Dodik, i cili nga ana e tij ka bërë thirrje për ndarjen e pjesës së Republika Srpska për vite me radhë. Në fakt, qysh në vitin 2017 – në fillim të diskutimeve rreth një shkëmbimi zone midis Serbisë dhe Kosovës – Meyer përhap të njëjtat ide që janë në të ashtuquajturën letrën e Janšas sot. Në një intervistë për gazetën “Novosti” ai tha në atë kohë se kufijtë ka shumë të ngjarë të ndryshohen si në Maqedoni ashtu edhe në Kosovë. Në çdo rast, pozicionet në të ashtuquajturën letër Janša korrespondojnë saktësisht me dëshirat e nacionalistëve radikalë etnikë në Evropën Juglindore. 

Për çfarë bëhet fjalë?

Dokumenti u publikua për herë të parë më 12 prill, ndërsa fillimisht u aludua se kishte “dalë” nga zyra e kryeministrit të Sllovenisë, Janez Jansa. Nga mediat u raportua se harta e ndryshuar e Ballkanit iu dërgua kreut të Këshillit Europian, Charles Michel. Por Jansa e mohoi, ndërsa eurodeputetja Tanja Fajon kërkoi kujdes me deklarata të tilla, duke ngitur shqetësimin për nisjen e një lufte mes vendeve. 

EMISIONET