Video/ Upss! Mësuesi i fizikës harron të fikë kameran e ZOOM, nxënësit shikojnë gjithçka

Video/ Upss! Mësuesi i fizikës harron të fikë kameran e

Mësimi online ka shkaktuar jo pak momente të sikletshme. I tillë ka qenë dhe për një mësues të një shkolle katolike në Kolumbi i cili mbeti i turpëruar pasi kishte harruar të mbyllte kameran e Zoom me studentët e tij përpara se të drejtohej drejt gjinjve të gruas së tij. (Shiko videon poshte) 

Ruben Dario Parras nuk e vuri re se kamera ishte ende e ndezur kur filloi të ngrinte bluzën e gruas së tij.

Mësuesi i fizikës më pas shfaqet teksa puth gjoksin e majtë të gruas. Momenti i sikletshëm u transmetua në internet.

Ai u detyrua të kërkonte falje pasi ndau këtë moment të papërshtatshëm me studentët e tij 17 vjeçar.

‘’Sigurisht që ishte një gabim i imi, pasi nuk e kuptova që kamera ishte akoma e ndezur edhe pse mësimi përfundoi.’’

'’Në asnjë moment nuk e bëra këtë qëllimisht. Ishte aksidentale.‘’ "Unë dua të kërkoj falje për këtë vepër penale." 

Drejtori i shkollës Patricia Duran Cespedes ka filluar një hetim mbi incidentin e ndodhur.

Një shikues  i quajtur Lapaty shkruan duke bërë shaka: ‘’Duket se gruaja e tij nuk po e shijonte shumë”


 

EMISIONET